E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Tiranë/ PD mbledh nesër Kryesinë, në fokus bisedimet me aleatët për kandidatin e përbashkët

Nesër në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do të diskutohet mbi bisedimet me aleatët opozitarë për zgjedhjen e një kandidati të përbashkët në zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë.

“Te dashur miq.  Neser diten e Shtune    ne ora 13:00  do zhvillojme mbledhje Kryesie me rend dite::

1-Informim nga grupi i punes rreth ecurise se bisedimeve  me aleatet ne lidhje me perfaqesimin ne zgjedhjet vendore te dt 9 Nentor.
2- Diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor ne 6 bashkite qe hyjne ne zgjedhje  .
Faleminderit”,- thuhet në njoftimin dërguar anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›