E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, BBC: Harris ka siguruar mbështetjen e delegatëve demokratë, gjasat për t’u përballur me Trump

Zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris,ka siguruar  mbështetje të mjaftueshme  nga delegatët e Partisë Demokratike, për t’u bërë kandidate për presidente.

Një sondazh i agjencisë Associated Press, i publikuar mbrëmjen e së hënës, tregoi se  Harris ka mbështetjen e më shumë se 1.976 delegatëve të nevojshëm, për të fituar nominimin.

Presidenti Joe Biden i dha mbështetje Harrisit për të garuar, pasi vetë u tërhoq nga gara e presidencialeve të nëntorit.

Biden mori vendimin më 21 korrik, pas shqetësimeve në rritje për moshën dhe shëndetin e tij, por do të mbetet në detyrë deri në përfundimin e mandatit presidencial, më 20 janar të vitit 2025.

Pasi Biden i dha mbështetje Kamal Harris fushata e saj grumbulloi miliona dollarë donacione. Nëse e fiton nominimin e partisë, Harris do të garojë kundër ish-presidentit, Donald Trump./vizionplus.tv/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›