“Zgjidh arsimin profesional”, shkolla Profesionale Teknike Korçë organizon “Ditët e hapura”

Shkolla Profesionale Teknike Korçë, ka organizuar “Ditët e hapura”, një aktivitet i kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, që ka për qëllim të njohë nxënësit e klasave të 9-ta me mundësitë që ofron kjo shkollë, si dhe me profesionet që mund të përfitojnë nëse do të zgjedhin të vijojnë studimet në drejtimet e saj.
Për drejtoren e shkollës Anxhela Taho, vihet re një ndërgjegjësim i prindërve dhe nxënësve të cilët gjithnjë e më shumë zgjedhin arsimin profesional.
Shkolla Profesionale Teknike Korçë ofron disa drejtime studimi si mekanikë, elektroteknikë, shërbime mjetesh transporti, Teknologji informimi dhe komunikimi, ndërtim dhe termohidraulikë.
Gazetare Eftjola Fili
/rtsh.al/