E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhet pasuesi i Ermal Dredhës, Këshilli Bashkiak i Vlorës voton Elis Halilin, opozita braktis mbledhjen

Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjodhi këtë të hënë Elis Halilin si  Kryetar të përkohshëm të Bashkisë së Vlorës pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.

Por zgjedhja e Halilit u shoqërua me debate të forta pasi socialistët propozuan votim të hapur  për emrin e tij, ndërsa demokratët kërkuan që procesi të zhvillohet i mbyllur. Këshilltarët opozitarë Atird Hoxha dhe Gjergj Nika, e cilësuan procesin si shkelje të ligjit.

Mes thirrjeve të opozitës për një process të paligjshëm, kreu i Këshillit Bashkiak Elpiniqi Mërkuri hodhi për votim propozimin, ndërsa opozita u largua nga salla.

Kështu me 28  votat e socialistëve në sallë, Halili u zgjodh kryebashkiak që do të kryejë të gjitha funksionet deri në zgjedhje të reja vendore.

Të pranishme në mbledhje ishin edhe dy nënkryeyaret e bashkisë, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo Toshkallari.

Elis Halili u emërua vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së z.Dredha, i cili ishte përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›