E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zhduket 18-vjeçarja në Divjakë, familjarët kërkojnë ndihmë: Vuan nga depresioni

Prindërit e një 18-vjeçare nga fahsti Babunjë, në Divjakë kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e vajzës së tyre. E reja është larguar prej dy ditësh nga banesa dhe që nga ai moment ka humbur kontaktet me familjarët. Këta të fundit pohojnë se vajza kishte shfaqur shenja depresioni, ndërsa xhaxhai i saj, Ali Krasniqi shprehet se e reja është parë në Spolat.

“Më ka humbur mbesa, Klarisa Krasniqi, me rroba sportive të zeza dhe kapele”, thekson ai duke kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›