E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvendosen kontenierët me mbetje, policia i dërgon në një zonë të fshatit Vrinë të Durrësit

Pasi kanë qendruar prej më shumë se një viti në Porto Romano, mëngjesin e kësaj të diele ka nisur zhvendosja e 102 kontejnerëve me mbetje toksike të kompanisë “Kurum”.

Kontejnerët u dërguar në fshatin Vrinë, pranë Shënavlashit, në afërsi të lagjes së me pallate të ndërtuara për të pastrehët e tërmetit. Shkak i lëvizjes nga vendi ku qëndronin prej rreth 1 viti e gjysmë u bë kërkesa e vazhdueshme e banorëve që kërkonin largimin e tyre, nga frika e kontaminimit.

Procesi po kryhet me urdhër të Prokurorisë dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve. Zhvendosja synon menaxhimin e sigurt të materialeve dhe vijimin e procedurave ligjore për trajtimin e tyre. Në operacion asistuan edhe Policia e Durrësit për garantimin e sigurisë gjatë transportit.

Për skandalin me mbetjet edyshuara toksike, pak javë më parë, Gjykata e Durrësit firmosi 33 urdhër-arreste, jo vetëm për personelin e kompanive përgjegjëse por edhe punonjës të institucioneve shtetërore.

Sipas organit të akuzës, shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor u konstatuan jo vetëm tek kompanitë “Kurum” dhe “Sokolaj”, por edhe pranë institucioneve shtetërore si Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit.

Nga këto masa, vetëm 20 u ekzekutuan, ndërsa në vendimin e gjykatës 8 u lanë në “arrest në burg”, 5 në “arrest shtëpie” dhe 7 të tjerë “detyrim paraqitjeje”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›