Zhvlerësohet euroja, dollari forcohet në raport me lekun

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Në tregun valutor vendas, të enjten euroja u zhvlerësua në raport me lekun, ndërsa dollari amerikan forcoi pozitat, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas Bankës së Shqipërisë sot një dollar amerikan u këmbye me 83,43 lekë, ose 0,17 lekë më shumë, ndërsa monedha europiane u këmbye me 96,92 lekë, ose 0,02 lekë më pak se një ditë më parë.
Ndërkohë, paundi britanik dhe franga zvicerane u këmbyen respektivisht me 109,99 lekë dhe 104,40 lekë, përkatësisht me 0,06 lekë dhe 0,18 lekë më pak.
Banka e Shqipërisë e vlerëson këmbimin valutor të qëndrueshëm brenda pritshmërive të saj. Sipas BSH-së, luhatjet reflektojnë ecurinë e kërkesë ofertës, por edhe trendin në bursat ndërkombëtare.| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 83.43 | +0.17 | |
| Euro | EUR | 96.92 | -0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 109.99 | -0.06 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.40 | -0.18 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 54.22 | -0.46 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.77 | -0.19 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.80 | +0.05 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.86 | -0.04 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.31 | -0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.98 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 113.74 | +0.10 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 332005.51 | -3,469.01 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4002.00 | -19.04 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.73 | 0.00 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.73 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 1.99 | +0.01 | |
/e.xh//r.e/a.f/