E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr i madh në Frashtan të Dropullit, rrezikohen banesat

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në fshatin Frashtan në Bashkinë e Dropullit.

Vizion Plus mëson se si pasojë e zjarrit rrezikohen disa banesa.

Në vendngjarje kanë shkuar 2 makina zjarrfikëse nga Gjirokastra. Gjithashtu për të vënë nën kontroll flakët janë angazhuar edhe zjarrfikëset e Dropullit.

Helikopteri i derguar nga ECSH ka ndërhyrë në terren./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›