E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr i madh në Lushnjë, digjen disa toka dhe një parcelë me ullinj! Flakët favorizohen nga era e fortë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe me toka djerrë dhe shkurre në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Lushnje, i ndihmuar nga erërat e forta.

Flakët kanë djegur edhe një parcelë me ullinj, me sipërfaqe rreth 4 dynymë.lushnje zjarrfieksitNë vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse nga Lushnja, ndërsa banorët e zonës janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, duke ndihmuar me pompa uji për të mbushur zjarrfikëset dhe për të hedhur ujë mbi flakët.

lushnje zjarr

Zjarri ka përparuar në drejtim të banesave të fshatit Krutje e Poshtme, që ndodhen shumë pranë vatrës, por aktualisht po bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›