E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr i madh në Pogradec, flakët djegin masivin me gështenjë në fshatin Leshnicë

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë fshatit Leshnicë në Pogradec. Burime nga vendngjarje bëjnë me dije se flakët e zjarrit po përhapen me lehtësi të favorizuara edhe nga era.

Mësohet se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me gështenjë.

Banorët e zonës, forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve por situata paraqitet kritike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›