E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr masiv në Lezhë, flakët përfshijnë lokalin e këngëtarit të njohur

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë një sipërfaqe me shkurre në zonën e Shënkollit, në afërsi të superstradës Lezhë-Laç, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë fillimisht një magazinë në zonë, e cila është djegur thuajse tërësisht. Më pas, zjarri është përhapur edhe në një lokal dasmash aty pranë, që ndodhet në pronësi të këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Zef Beka.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Deri më tani nuk raportohen të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›