Zjarr në Krrabë, digjen ullinj dhe shkurre pranë rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mesditën e kësaj të premte në zonën e Krrabës, pranë kryqit, përgjatë rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre.
Zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe, sipas Zyrës së Emergjencave, kanë arritur ta vendosin nën kontroll zjarrin falë angazhimit të mjeteve dhe forcave në terren.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Dëmet duken të jenë kryesisht materiale, në hapësirat me ullinj dhe bimësi përreth.
Autoritetet po vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të shmangur rrezikun e përhapjes së tyre në zona të tjera.
/vizionplus.tv