Zjarr në Ksamil pranë një resorti, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Në ndihmë të tyre është angazhuar edhe një helikopter, i cili po kryen ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll situatën.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për banesa të rrezikuara deri në këto momente.