E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve, digjen disa hektarë pyje

Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mamëz të Kukësit.

Era po favorizon përhapjen e vatrës së zjarrit, ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit.

Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit zjarrfikës, pyjeve, banorë të zonës etj.

Terreni nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse ndaj dhe përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e saj po bëhen me pompa shpine dhe mjete rrethanore.

Ende nuk ka informacion për shkakun por deri tani zjarri ka përshkuar disa hektarë me pyje dushku.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›