Zjarr në Lungomare, përfshihet nga flakët një lokal bar

Një lokal bar në zonën fundore të Lungomares në Vlorë është përfshirë këtë pasdite nga flakët.
Zjarri u përhap me shpejtësi, pasi godina ishte ndërtuar kryesisht me materiale druri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve nga gazetarja e RTSH, flakët kanë përfshirë menjëherë të gjithë strukturën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Zjarri ka qenë i fuqishëm dhe është përhapur shpejt, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll situatën.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëmet materiale.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht ngjarjen.
Vijon…
/rtsh.al/