Zjarr në Panaja, digjen ullinjtë shekullorë. Terreni i vështirë pengon zjarrfikësit

Një vatër zjarri e fuqishme është aktivizuar mesditën e sotme, 29 prill, në ullishtet e fshatit Panaja, përgjatë aksit rrugor Vlorë–Fier. Flakët, të ndihmuara nga era, janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra rrënjë ullinjsh, shumë prej të cilëve shekullorë.
Terreni i thyer dhe mungesa e rrugëve dytësore e kanë bërë të pamundur depërtimin e mjeteve zjarrfikëse deri në vatrat kryesore.
Ekipet e shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete rrethanore për të vënë nën kontroll flakët.
Zjarri paraqitet kritik për shkak të përhapjes së shpejtë dhe rrezikut për dëmtimin e mëtejshëm të ullinjve shekullorë.
/rtsh.al/