E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në fshatin Mengël të Elbasanit, përfshihet një sipërfaqe pylli me pisha dhe shkurre

Një tjetër vatër zjarri është shënuar këtë të hënë në fshatin Mengël të Elbasanit. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre, duke rrezikuar përhapjen në zona më të gjera.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Elbasanit kanë ndërhyrë në kohë për të vënë situatën nën kontroll.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë lokalizuar, ndërsa po vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për të shmangur rindezjen. Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›