E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë, banesa përdorej për lavanderi

Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në qendër të Sarandës, përballë ish-Shtëpisë së Lindjes.

Banesa ku ka rënë zjarri përdorej për lavanderi. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera të pallatit.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse ka shmangur përhapjen e flakëve, e cila mund të përbënte rrezik edhe për banesat e tjera të pallatit pesëkatësh./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›