E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një banesë në Borizanë, zjarrfikësit izolojnë flakët

Zjarri ka përfshirë një banesë në Borizanë të Krujë, ndërhyerja e menjëhershme e zjarrfikësve të Krujës, kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

Ende janë të paqarta shkaqet e zjarrit, ndërsa banesa njëkatëshe është e pabanueshme, pranë saj ndodhen të tjera banesa fqinje.

Pritet grupi hetimor të përcaktojë shkaqet e rënjës së zjarrit në banesë.   / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›