E Premte, 6 Nëntor 2026

Zjarr në një lokal nate në Spanjë, regjistrohen të paktën 11 viktima

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një zjarr i madh që shpërtheu në një lokal nate në juglindje të Spanjës.

Flakët nisën në orët e para të mëngjesit kur lokali ishte i mbushur me njerëz.

Aitortetet njoftuan se zjarrfikësve iu deshën 3 orë për të vënë fklakët nën kontroll.

Një pjesë e lokalit është shkatërruar plotësisht, ndërsa autoritetet po kërkojnë për persona të tjerë që mund të jenë djegur.

Nuk dihet ende për shkakun e shpërthimit të zjarrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›