E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një pallat në Peshkopi, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e katërt të një pallati në qytetin e Peshkopisë në orët e para të mëngjesit.

Flakët janë përhapur edhe në disa apartamente të tjera të të njëjtit kat.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëses, të cilat evakuuan banorët e pallatit dhe bënë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 02:10, në qytetin e Peshkopisë, ka rënë zjarr në një apartament në katin nr 4, të një pallati, ku si pasojë zjarri është përhapur edhe në disa apartamente të tjera që ndodheshin në këtë kat.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët e pallatit, si dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›