E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në qendrën e azil kërkuesve në Babrru, evakuohen personat që ndodheshin brenda

Një zjarr ka rënë në qendrën e azil kërkuesve në Babrru mëngjesin e kësaj të enjteje. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Evakuimi i personave që ndodheshin brenda është bërë në kohë, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët. Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›