Zjarr në zonën e Fllakës në Durrës, forcat zjarrfikëse në terren

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Fllakës në Durrës.
Zjarri ka rënë në një biznes në zonën e Fllakës, në një nga zonat industriale të Durrësit.
Flakët dhe tymi kanë mbuluar zonën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia, për mbarëvajtjen e situatës dhe nisjen e hetimeve për shkaqet e zjarrit.
Paraprakisht, sipas raportimeve mediatike, nuk raportohet për persona të lënduar.
(lajm në përditësim…)
Zjarr në Fllakë të Durrësit 1 nga 4/r.e/