Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Lezhë, era favorizon flakët! Rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të enjte një sipërfaqe me pisha dhe bimësi pranë një zone të banuar, në afërsi të nënstacionit elektrik të Lezhës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, duke rrezikuar seriozisht banesat përreth dhe vetë nënstacionin.
Në vendngjarje ndodhen forca të policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të bashkëpunojnë me forcat në terren, ndërsa hetimet për shkakun e rënies së zjarrit janë në vijim.
/vizionplus.tv