E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr pranë pallatit në Lushnjë, thyhen xhamat e garazhit nga nxehtësia

Banorët e lagjes “Ura e Çelëve” në Lushnjë janë panikosur mbasditen e sotme si shkak i një zjarri të rënë aty pranë.

Bëhet me dije se si pasojë e nxehtësisë së zjarrit janë thyer xhamat e katit të parë, aty ku ndodhej garazhi i makinave.

Ta panikosur banorët kanë nxituar të nxjerrin makinat nga garazhi. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë të vënë nën kontroll flakët.

Nuk dihet personi që i vuri flakën ferrave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›