E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarre edhe në malin e Gjerë, beteja me flakët e vështirë për shkak të terrenit të thyer

Situata nga zjarret në vend ende nuk është normalizuar. Gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 14 vatra, nga të cilat janë shuar 11, ndërsa 3 janë ende aktive.

Këtë të premte përpjekjet e zjarrfikësve janë përqendruar në Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq.

Ndërsa në Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e flakëve mbi Malin e Gjerë, ku zjarri ka një shtrirje 10 deri në 12 km, në 3 vatra.

Po ashtu, po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë të enjten, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak të terrenit malor./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›