Zjarret- Katër vatra aktive, në Pishë-Poro situatë e vështirë, flakët kanë marrë përmasa të mëdha

Katër vatra zjarri aktive janë në vend, nga dhjetë të tilla të identifikuara gjatë ditës së sotme (26 gusht). Ministria e Mbrojtjes bën me dije se është bërë e mundur shuarja e 6 vatrave, ndërsa situata duket problematike në Pishë-Poro të Vlorës. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa në terren po punojnë forcat zjarrfikëse, AdZM dhe strukturat vendore, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 4 helikopterë, 2 të Forcës Ajrore shqiptare dhe 2 të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Zjarre aktive vijojnë edhe në Parkun Natyror Gërmenj (Kolonjë), në Pezë Helmës (Tiranë) dhe në Bogovë (Skrapar).
Ministria njofton se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe se çdo resurs po vihet në dispozicion për të mbrojtur komunitetin dhe pasurinë natyrore të vendit.
/rtsh.al/