Zjarret, Vengu vlerëson profesionistët e FA dhe ekipet e emergjencave

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerësoi sot profesionistët e Forcave të Armatosura dhe ekipet vendore të emergjencave, të cilët po përballen në këto ditë të nxehta me zjarret dhe çdo fatkeqësi që rrezikon komunitetet dhe mjediset tona.
“Në vijën e parë të përballjes, nga veriu në jug, në ajër dhe në terren, ata janë sot e çdo ditë të vitit aty, për t’u përballur me zjarret dhe çdo fatkeqësi që rrezikon komunitetet dhe mjediset tona, thellësisht mirënjohës për profesionistët e Forcave të Armatosura dhe ekipet vendore të emergjencave”, thekson Vengu në një postim në rrjetet sociale.
Vengu gjithashtu falënderon ekuipazhet fluturuese që po kryejnë ndërhyrje nga ajri, nënkolonel Ervin Buzi, toger Fabio Bardhe, kapiten Ertion Kodra, rreshter Indrit Shehi, nënkolonel Aurel Agolli, nënkolonel Bedri Kaloshi dhe rreshter Agron Greca.
Vengu falënderoi edhe forcat në terren, nga Reparti 4030/1 (BMEC), Mengël: Nënkolonel Vladimir Nasufi, toger Olsi Tela, nëntoger Endri Ismili, major Ermal Radomi, nëntoger Ismail Saliasi.
Vengu gjithashtu falënderoi edhe për mbështetjen dhe drejtimin operativ, kolonelin Hajdar Gurra, nënkolonelin Vladimir Nasufi dhe majorin Ermal Radomi.
Ministri vlerësoi edhe strukturat zjarrfikëse dhe profesionistët e MZSH: Komisar zjarrfikës Llambi Gjergo, kryeinspektor zjarrfikës Ilir Llapushi, inspektor zjarrfikës Emirion Sota, inspektor zjarrfikës Partizan Ballolli, Florjan Qosja, inspektor zjarrfikës Jonuz Murataj.
Vengu i falënderoi ata për çdo orë të gjatë qëndrimi nën diellin përvëlues, për çdo përballje me rrezikun dhe për shembullin e shërbimit.
/gj.m//r.e//a.f/