Zjarret djegin pyjet në Selenicë, flakët besohet se janë vënë qëllimisht nga banorët për kullotat

Prej dy ditësh zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra me pyje e bimësi në fshatin Sevaster të bashkisë Selenicë.
Flakët, të ndihmuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.
Ndërkohë terreni malor ka vështirësuar punën e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe pompa uji krahu.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe ështe vendosur nga banorë të zonës për kullotat e bagëtive.
Aktualisht vatra është në monitorim, ndërsa për shkak të distancës nga zona e banuar, nuk rrezikohen banesat e fshatit.