Zjarret në Dropull, dy zjarrfikës dërgohen për ndihmë mjekësore në spital

Dy efektiva zjarrfikës, pjesë e operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve në Dropull kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Njeri prej zjarrfikësve ka pësuar djegie të lehta në gjymtyrë, ndërsa tjetri ka shfaqur probleme si shkak i asfiksisë nga tymi.
Një prej tyre është Romeo Sulejmani, një efektiv zjarrëfikës nga Përmeti, ku sipas mjekëve ka marrë djegje të shkallës së dytë e të tretë.
Aktualisht gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përnetit, Tepelenës dhe Libohovës.
Pjesë e operacionit ishin edhe forcat e ushtrisë, policisë, banorë të zonës si dhe një helikopter që ndihmuan për shuarjen e zjarreve masive në Dropull.
/rtsh.al/