E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret në Gramsh, mbërrijnë në spital banorët e parë, helikopterët në gatishmëri

Gjendja në Gramsh mbetet kritike si pasojë e përhapjes masive të flakëve në disa fshatra të zonës. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brata, konfirmoi se në spitalin e Gramshit kanë mbërritur gjashtë banorët e parë që kanë pësuar intoksikim nga tymi. Sipas tij, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe nuk paraqesin rrezik për jetën. Po trajtohen në vend pa pasur nevojë për transport drejt Tiranës.

Helikopterët e urgjencës janë në gatishmëri dhe janë pozicionuar në stadiumin e qytetit të Gramshit, në pritje të çdo rasti emergjent që mund të kërkojë evakuim ajror. Për momentin, situata po menaxhohet me dërgimin e ambulancave në terren, të cilat po bëjnë transportin e banorëve të prekur nga fshatrat drejt spitalit të Gramshit.

Ndërkohë, strukturat mjekësore dhe ekipet e emergjencës janë të angazhuara maksimalisht për të përballuar pasojat e situatës alarmante të shkaktuar nga flakët.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›