E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret në Mallakastër dhe Patos, vijojnë operacionet për izolimin e vatrave

Vijojnë ndërhyrjet e forcave të emergjencave për kontrollin dhe izolimin e vatrave të zjarrit në Mallakastër dhe në Drenie të Bashkisë Patos.

Në vatër e zjarrit në Mallakastër ka nisur puna për kontrollin e perimetrit ndërsa në terren janë angazhuar 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake, 4 punonjës të Shërbimit Pyjor dhe një mjet zjarrfikës.

Ndërkohë, në Drenie, Bashkia Patos, forcat operacionale kanë nisur punën për izolimin e vatrës së zjarrit. Në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH-së, 10 forca bashkiake dhe 20 trupa të Forcave të Armatosura.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›