E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarri, hetim pronarit të tregut/ Durrës, akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë

Zjarri i djeshëm që përfshiu tregun në Durrës ka shkrumbuar gjithçka.

Pronari i tregut është vënë nën hetim, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Mbi 30 dyqane të vegjël që shfrytëzoheshin nga tregtarët ambulant në tregun e plazhit në Durrës janë djegur plotësisht.

Dyqanet me struktura druri dhe me çati katramaje ishin krejtesisht të lehta për t’u përfshirë nga flakët që u favorizuan edhe nga era e fortë që përfshiu Durrësin në orët e pasdites.

Dëmet materiale konsiderohen të mëdha./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›