E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarri masiv në Vlorë/ Evakuohen dy banesa, dëme në varrezat e fshatit Hoshtimë. Vijon ndërhyrja nga ajri

Një vatër zjarri është rregjistruar në kodrat pranë fshatit Hoshtimë në Vlorë. Në vendngjarje shkuan kater automjete zjarrfikëse, por era e fortë nuk favorizon në shuarjen e flakëve. Sipas burimeve për ABC Neës, kanë nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, forcat e FNSH si dhe banorë të zonës. Zjarri ka avancuar drejt fshatit Kërkove, ndërkohë që flakët kanë shkaktuar dëme në varrezat e fshatit Hoshtimë.

Sakaq, janë evakuuar dhe dy banesa pranë vatrës. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›