E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri në Bradashesh, shpallet në kërkim administratori i fabrikës së plastikës

54-vjeçari Kostandin Balukja, administratori i fabrikës së plastikës që u përfshi nga zjarri pasditen e te merkures në zonën e ish metalurgjikut në Elbasan u shpall ne kerkim.

Zjarri mund të kishte shkaktuar pasoja te renda pasi në momentin që shpërthyen flaket, brenda godinës kishte punonjës por fatmiresisht nuk pati te lenduar.

Zjarri qe ndodhi si pasoje e një shkëndijë elektrike, përfshiu tubat dhe arka plastike që ndodheshin në pjesën e jashtme të fabrikës duke rrezikuar edhe biznezset ngjitur në zonën e ish metalurgjikut në Bradashesh.

Për të vënë flaket nën kontroll u desh ndërhyrja e 10 mjeteve zjarrfikëse nga Elbasani dhe Tirana./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›