E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Drejtorinë e Tiranës/ Policia: Shkak, një shkëndije elektrike. U izolua në kohë të shkurtër

Një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e së mërkurës, ku fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia deklaroi se zjarri, i rënë në sallën e network-ut, u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër, ndërkaq janë djegur disa kabuj elektrikë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›