E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri në Fier, dëmtohet baza materiale e stacionit kryesor të furnizimit me ujë

Zjarri i rënë pranë fshatit Drizë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit.

Sipas drejtorit të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, flakët janë shuar, ndërsa ndërhyrja e parë për neutralizimin e zjarrit është kryer nga vetë punonjësit e ujësjellësit.

Ai bëri me dije se shërbimet zjarrfikëse kanë qenë të angazhuara fillimisht në mbrojtjen e banesave pranë zonës së prekur nga flakët.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›