E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në fshatin Drizë të Fierit/ Flakët avancojnë drejt fshatit Peshtan. Në terren 10 mjete zjarrëfikëse, ndërhyrje nga ajri

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pak para mesditës në fshatin Drizë, në Fier, duke përfshirë fillimisht shkurre dhe ullishte. I favorizuar nga era, zjarri është përhapur me shpejtësi në drejtim të vendit të quajtur Qafë Koshovicë.

Flakët kanë përfshirë edhe depot e ujit që furnizojnë qytetin e Fierit dhe disa fshatra përreth, ndërsa kanë rrezikuar edhe një bar-restorant. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shmangia e djegies së objektit.

Më pas, zjarri ka ndryshuar drejtim duke avancuar drejt fshatit Peshtan i Vogël, ku ka rrezikuar edhe disa banesa. Për shkak të përmasave të zjarrit po kryhet ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 10 mjete zjarrfikëse, forca të shumta të Policisë së Shtetit, forcat e FNSH-së, repartet “Shqiponja”, si edhe struktura të tjera të emergjencës.

Aktualisht, zjarri vijon të avancojë në zonën e Peshtanit, ndërsa të gjitha forcat në terren po punojnë me  për të vëndosur situatën nën kontroll.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›