E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarri në pyllin e Darëzezës, 3 hektarë sipërfaqe e djegur

Operacioni për shuarjen e zjarrit në pyllin e Darëzezës vijoi përgjate natës deri ne vënien ne kontroll të të gjitha vatrave të zjarrit.

Me rënien e fuqisë së erës, ekipet zjarrëfikes morën kontrollin mbi flakët, 5 orë pas shfaqjes së tyre në masivin pyjor.

Operacioni i shuarjes së zjarrit ishte i vështirë megjithë angazhimin e disa ekipeve zjarrfikës që ju erdhën në ndihmë kolegëve të fierit.

Bilanci paraprak është mbi tre ha zonë e pyllëzuar e djegur ndërsa shkak i zjarrit mendohet të ketë qënë pakujdesia e pushuesve. Këta të fundit e frekuentojnë zonën pyjore në bregdet gjatë fundjavave për piknik./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›