E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri përfshin banesën, humbin jetën 2 vajza në Norvegji

Dy adoleshente kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e tyre. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Norvegji.

“Fatkeqësisht 2 persona janë gjetur të vdekur. Hetimet janë duke vazhduar pasi një tjetër rezulton e zhdukur. Viktimat janë të moshës 18 dhe 19 vjeç”, tha në një njoftim zyrtar policia.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkakun e plotë të kësaj tragjedie.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›