E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri përfshin fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës, forcat zjarrfikëse shmangin përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në fasadën e godinës së Postës Shqiptare, në Pazarin e Gjirokastrës, pranë tabelave të reklamave.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, rreth orës 09:45, Salla Operative e Policisë së Shtetit informoi shërbimin zjarrfikës për incidentin, ndërsa flakët rrezikonin të përhapeshin në godinën e Postës Shqiptare dhe në banesat që ndodhen në të njëjtin objekt.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e MZSH-së u nisën drejt vendngjarjes dhe ndërhynë në kohë, duke izoluar dhe shuar plotësisht zjarrin.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll dhe u eliminuan pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo pasoja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›