Zjarri përfshin katin e 10 të një pallati në Durrës/ Detajet e para

Një zjarr ka rënë pak para mesnatës se djeshme në një apartament në qytetin e Durrësit.
Flakët kanë nisur fillimisht në katin e tetë të një pallati, pranë stacionit të trenit.
Nga hetimet paraprake mesohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Zjarrfikësit kanë nderhyre duke evakuuar banorët e pallatit, ndërsa më pas kanë shuar flaket.
Apartamenti ku ra zjarri ka pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që jane dëmtuar edhe hyrjet e tjera prane tij.
“Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.
Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.
Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.