E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore pranë Leshnicës në Pogradec, situata kritike

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë fshatit Leshnicë, Pogradec.

Sipas burimeve, bëhet me dije se flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era. Deri më tani raportohet se zjarri ka përfshirë mbi dy dynym tokë të mbjellë me gështenja.

Në vendngjarje ndodhen banorë të zonës, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave civile, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, situata paraqitet kritike, ndërsa ndërhyrja vijon për të shmangur rrezikun që zjarri të përhapet në zona të tjera përreth.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›