Zjarri përhapet me shpejtësi, ndërpritet përkohësisht lëvizja në kufirin Prishtinë-Shkup

Një zjarr i madh ka përfshirë sipërfaqe toke në kufirin Prishtinë-Shkup. Si pasojë është bërë e ditur se është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i automjeteve dhe lëvizjet në kufi.
Flakët janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta.
Ndërkohë policia kufitare ndodhet në vendngjarja dhe po monitoron situatën.
/abcnews.al/