E Martë, 3 Nëntor 2026

“Zjerm” ndez skenën e Eurovizion 2025 në Bazel të Zvicrës

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Kënga “Zjerm” e grupit “Shkoda Elektronike” u ngjit në skenën e Eurovizionit 2025 në Bazel të Zvicrës.

Shqipëria shkëlqeu me një performancë që ngjalli emocione të forta. “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” solli në skenë një përzierje të elementëve modernë dhe traditës, të shoqëruar me një energji shpërthyese, simbole kombëtare, ku Beatriçe Gjergji u ngjit si një Rozafë moderne mes sallës së madhe të muzikës europiane duke bërë që publiku të ngrihet në këmbë.

Me një stil unik, kënga “Zjerm” është cilësuar edhe si një simbolikë për mirëkuptim ndërkulturor të një bote në paqe dhe harmoni.

Shkodra Elektronike ka nevojë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, që të mund të çojnë Shqipërinë në finalen e madhe të 17 majit duke votuar numrin 12.

Metodat e votimit sipas vendeve

  • Shqipëria: Voto me SMS duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës (01 deri në 15 në gjysmëfinale, 01 deri në 26 në finale). Çmimi për SMS: 120 ALL.
  • Italia, Lituania, Malta, Luksemburgu, Ukraina, Suedia, Zvicra, Australia etj.: Voto vetëm online në esc.vote.
  • Mbretëria e Bashkuar, Austria, Kroacia, Spanja, Serbia, Franca, Danimarka etj.: Voto përmes telefonit, SMS-së ose online në esc.vote.

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›