Zoran Vukotiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

PRISHTINË, 10 qershor /ATSH/ Zoran Vukotiç, i akuzuar për “krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë” është shpallur fajtor dhe është dënuar me 15 vjet burgim për vrasjen e 13-vjecarit Burim Muli.
Ndërsa, për tri akuzat tjera u lirua nga aktakuza, raporton KosovaPress. Zoran Vukotiç është personi i parë i dënuar për dhunim seksual gjatë luftës nga gjykatat vendore.
/Kosovapress/