E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zvicra “prek” kualifikimin/ Zvicra i përgjigjet kritikave, fiton 4-1 ndaj Bosnje Herzegovinës

Pas paraqitjes së dobët dhe kritikave në sfidën e parë, Zvicra bën autokritikë në sfidën e dytë në Grupin B të “Botërorit 2026”. Xhaka dhe shokët e tij mundën 4-1 Bosnje Herzegovinën dhe afrohen me raundin tjetër të turneut, duke u kthyer sërish te parashikimet përpara nisjes së finaleve të Kupës së Botës.

Gjithsesi për të festuar suksesin e parë, zvicerianët duhet të prisnin gjatë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Helvetët kishin kontrollin e topit, por rastet për shënim ishin të pakta.

Nuk bënë më mirë boshnjakët në mundësitë e tyre përpara portës kundërshtare duke lënë në fuqi shifrat 0-0 deri në pushimin e ndeshjes.

Me rikthimin në fushë për fraksionin e dytë ritmi ndryshoi, ndërsa në minutën e 75-të do të vinte goli që zhbllokoi sfidëm.

I hedhur në fushë si zëvendësues, në prekjen e parë të topit brenda zonëë, Manzambi sigloi epërsinë e Zvicrës.

Sfida e Bosnjes u bë më e vështirë pas kartonit të kuq të  Muharemovic në minutën e 80-të.

Me forca më të shumta në fushë, Zvicra shënoi edhe dy gola të tjerë.

Vargas dyfishoi shifrat në të 84-ën, ndërsa në limitet e kohës së rregullt Manzambi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Gjithçka u duk e mbyllur, por shtesa dhuroi të tjera emocione.

Mahmiç ngushtoi përkohësisht diferencën për Bosnjen.

Por në fund kishte lavdi personale edhe për Granit Xhakën që nga pika e penalltisë vulosi rezultatin e ndeshjes. Ky ishte goli I tretë në katër Botërorë të luajtur nga mesfushori me origjinë shqiptare.

Me këtë sukses, zvicerianët ngjiten në kuotën e katër pikëve dhe afrohet me kalimin në raundi tjetër të Botërorit 2026, ashtu siç ishin edhe pritshmërirë që shihnin helvetët si favoritë në Grupin B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›