Zyrtare: Barça-Real Sociedad do të luhet në Montjuic

Barcelona nuk po e gjen rrugën e kthimit. Kthimi i tyre në Camp Nou pas rinovimeve vazhdon të shtyhet. Sot u njoftua zyrtarisht se ndeshja kundër Real Sociedad (e planifikuar për 28 shtator) do të luhet në Estadi Olimpic Lluis Companys Montjuic.
Këshilli i qytetit konfirmoi të martën se stadiumi i ekipit spanjoll nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e La Ligës këtë fundjavë. “Ka disa elementë në lidhje me sigurinë e stadiumit që ende duhen sistemuar”, tha shefi i mbrojtjes civile Sebastia Massague në një takim të këshillit të qytetit të martën.
Kështu, Barça kthehet në stadiumin që ka pritur ndeshjet e katalanasve për dy vitet e fundit. Këtë sezon, Yamal dhe shokwt e tij luajtën ndeshjet në shtëpi, në stadiumin me 6,000 vende Estadi Johan Cryuff, ku luan ekipi i femrave dhe ekipi rezervë. Montjuïc u pushtua nga koncerti i Post Malone, i cili u mbajt atje më 12 shtator.