Zyrtare, Manaj firmos kontratë 3.5-vjeçare, Sivasspor rikthen sulmuesin kuqezi

Rey Manaj është një lojtar i Sivasspor. Sulmuesi shqiptar u prezantua sot nga klubi i tij i ri me të cilin ka firmosur një kontratë për 3.5 vite.
Për Manajn ky është një rikthim pasi ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës së Sivassport me të cilën shënoi 34 gola dhe dhuroi 7 asiste në 63 takime zyrtare.