E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zyrtare: Vitinho Oliveira bashkohet me Teutën

Teuta nuk ndalet në merkato. Mbrojtësi brazilian Vitinho Oliveira nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i klubit durrsak.

“KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër! Mbrojtësi i djathtë brazilian 20-vjeçar Vitinho Oliveira i bashkohet ekipit tonë nga SC Corinthians U-20, ku ka pasur performanca shumë të mira.

E gjithë familja blu e mirëpret Vitinho Oliveirën dhe i uron shumë suksese me fanellën e Teutës!”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›